0Në qendër të pjesë evropiane të Rusisë vendin e vapës anomale po fillojnë ta zenë gradualisht stuhitë dhe uraganet. Kështu, një rrebesh i fortë i shoqëruar me gjëmime bubullimash dhe vetëtima rrufesh u derdh furishëm natën e kaluar mbi një sërë rajonesh të Moskës. E megjithatë të premten në mëngjes në pjesën jugore, perëndimore dhe në qendër të kryeqytetit rus vazhdon të ndihet ende era e shkrumbit, një erë e lehtë tymi ndihet edhe brenda në metro. Sinoptikët premtojnë se vapa e madhe, e paparë që po mban prej mëse 2 muajsh do të fillojë gradualisht të bjerë në një kohë të afërt. Sipas fjalëve të meteorologëve, kjo do të ndodhë kur të fillojë të shkatërrohet anticikloni mbi pjesën evropiane të Rusisë. Specialistët vënë në dukje, se gjatë kësaj mbi rajonet që po zhuriten aktualisht nga vapa anomale mund të vërshojnë uraganet dhe bile tornadot.