0Autoritetet e Rusisë duhet ti sigurojnë mbështetjen juridike eksportuesve të drithit me qëllim që ndalimi i përkohshëm i eksportit të vlerësohet në mënyrë të njëkuptimshme e të padiskutueshme si force majeure (forcë madhore), deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Mevdeviev. Ministrja e bujqësisë e Rusisë Elena Skrrinik njoftoi në vigjilje, se "parashikimi optimist" në lidhje me të korrat presupozon vëllimin 65-67 milionë tonë, kurse ai "pesimist" - 60 milionë tonë. Ky tregues është 1/3 më i vogël se ai vëllim që u parashikua në muajin maj. Situata është e rëndë, mund të thuhet e jashtëzakonshme, njoftoi Kryetari i shtetit. Ai ngarkoi qeverinë dhe prokurorinë që të marrin nën kontroll politikën e çmimeve në tregun e produkteve bujqësore.