0Traktati i ri ruso-amerikan mbi reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) do të paraqitet për votim në Senatin e Kongresit të SHBA në mes të shtatorit. Administrata e Obamës nuk e vë aspak në dyshim faktin e ratifikimit të Traktatit, theksoi Sekretarja amerikane e shtetiti Hillary Clinton. Sipas fjalëve të saj, dokumenti do të sigurojë stabilitet dhe parashikueshmëri. Ai parashikon gjithashtu masat e verifikimit të potencialit bërthamor rus. Traktati mbi ASO, i cili u nënshkrua në prill të këtij viti nga presidentët e Rusisë dhe SHBA, parashikon shkurtimin e municioneve bërthamore dhe mjeteve të mbartjes së tyre deri në 1/3. Rusia ka ndërmend ta ratifikojë Traktatin në mënyrë sinkronike me SHBA.