0Sipërfaqja e përgjithshme e zjarreve natyrore në Rusi po vazhdon të reduktohet. Për këto ditët e fundit në qarkun Qendror dhe atë të Privollzhskut të Rusisë zjarreve iu rrëmbye gjysma e territoreve të pushtuara prej tyre. Në territoret e Federatës Ruse të mërkurën satelitët e NASA-s fiksuan 494 "pika zjarri" - gati 100 vatra zjarri më pak se sa të martën, njofton Agjencia RIA Lajmet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), zjarre të fortë vazhdojnë të flakërojnë në qarku e Riazanit, Njizhegorodskut, Vladimirskut, në Republikën Mari-El dhe në periferitë e Moskës. Në rrethinat e kryeqytetit rus zjarret e torfeve filluan ti mbulojnë me ujë me ndihmën e tubacioneve. Qeveria e Rusisë do ti caktojë qarkut të Moskës 300 milionë rubla për likuidimin e vatrave të reja të shpërthimit të zjarrit.