0Dimitri Medvediev gjatë një bisede telefonike me Viktor Janukoviçin e falenderoi Presidentin e Ukrainës për ndihmën e dhënë në shuarjen e zjarreve në territorin e Federatës Ruse. Lideri rus deklaroi se situata gradualisht po fillon të normalizohet, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Në lidhje me këtë Rusia shprehu gatishmërinë e vet që në rast nevoje të japë ndihmën e saj në shuarjen e zjarreve në territorin e Ukrainës. Kryetari i shtetit diskutoi gjithashtu edhe planet e kontakteve të pritshme dypalëshe në nivel të lartë si dhe disa çështje aktuale të bashkëpunimit tregtaro-ekonomik.