Sistemet ruse të mbrojtjes kundërajrore C-300 dhe mjetet e trupave të mbrojtjes kundërajrore të dislokuara në Abkhazi dhe në Osetinë e Jugut do të godasin çfarëdo aparatesh fluturuese që do të tentojnë të pushtojnë hapësirën ajrore të këtyre dy republikave. Për këtë deklaroi Kryekomandanti i Forcave Ushtarako-Ajrore të Rusisë, gjeneral-koloneli Aleksandër Zelin. Sipas fjalëve të tij, detyrë e këtyre mjeteve të mbrojtjes kundërajrore do të jetë mbulimi i hapësirave ajrore të 2 republikave dhe parandalimi i shkeljes së kufijve të tyre shtetërorë në hapësirën ajrore.