Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i dërgoi një telegram ngushëllimi Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao në lidhje me vdekjen e njerëzve si rezultat i rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shirat e fortë të shoqëruar me rrebesh në provincën Gansu. Fatkeqësia e natyrës fshiu nga faqja e dheut 6 fshatra dhe 2 qyteza, shkatërroi qindra shtëpi, më tepër se 1000 veta cilësohen si të humbur pa lënë gjurmë.