0Skuadra përfaqësuese e futbollit e Rusisë do të zhvillojë sot ndeshjen e vet të parë nën drejtimin e trajnerit kryesor Dick Advocaat me ekipin përfaqësues të Bullgarisë në Shën Peterburg. Holandezi u bë trajneri kryesor i përfaqësueses së Rusisë rreth 3 muaj më parë, duke zëvendësuar në këtë post bashkatdhetarin e vet Guus Hiddink. Trajneri kryesor i skuadrës përfaqësuese të Bullgarisë Stanimir Stoilov mendon se futbollistët rusë nuk mbeten aspak pas atyre anglezë. Por pavarësisht nga kjo futbollistët e tij janë përgatitur shpirtërisht për fitore.