0"Zhvillimin social-ekonomik i Dagestanit" është tema kryesore e mbledhjes që po zhvillon Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në Soçi. Një sërë projektesh dagestanase janë përfshirë në Strategjinë e zhvillimit social-ekonomik të qarkut federal Veri-Kaukazian. Realizimi i tyre në jetë do të lejojë zgjidhjen e problemit me papunësinë në këtë republikë. Pritet që të preket në mbledhjen në fjalë edhe situata me zjarret pyjore, prej të cilëve e pësoi keq edhe Dagestani. Presidenti i Rusisë ngarkoi qeverinë me detyrën e parashikimit të pagesave kompensuese për të dëmtuarit nga zjarret natyrore në këtë republikë.