Rusia po përfundon krijimin e sistemit të navigimit GLONASS me përmasa botërore, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, deri në fund të këtij viti do të lëshohen edhe 6 satelitë. Në orbitë do të ndodhen vazhdimisht deri në 28 aparate fluturuese. Kjo do të lejojë kapjen e sinjaleve të GLONASS-it në të gjitha pikat e botës. Putin theksoi se në vitin 2011 shumë mjete transporti në Rusi do të pajisen me sisteme navigimi. Sistemi i reagimit emergjent gjatë aksidenteve automobilistike "ERA-GLONASS" do të përhapet në gjithë territorin e vendit deri në vitin 2014.