Zjarrëfikësit dhe shpëtuesit arritën të shuajnë zjarret pyjore edhe në 4 rajone të Federatës Ruse, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë. Në një sërë qarqesh u arrit të stabilizohet situata me zjarret. Gjendja vazhdon të mbetet e vështirë në qarkun e Riazanit, Moskës dhe Njizhegorodskut. Megjithëse në periferitë e Moskës sipërfaqja e përfshirë nga zjarret e torfeve për këto 24 orët e fundit u reduktua me 30 hektarë, tha përfaqësuesi i MSJ. Specialistët rusë po i ndihmojnë kolegët e tyre nga Azerbajxhani, Ukraina, Turqia, Italia, Franca, Bullgaria, Polonia dhe vende të tjera.