0Numri i banorëve të vrarë apo të plagosur në Afganistan u rrit deri në 1/3 për gjysmën e parë të vitit 2010 në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar. Të dhëna të tilla janë paraqitur në raportin e Përfaqësuesit special të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Afganistan Stefan de Mistura. Numri i viktimave tashmë i tejkaloi të 1250 vetat. Në raport vihet në dukje, se pjesa kryesore e fajit për vdekjen e civilëve bie mbi militantët e Lëvizjes "Taliban". Ndërsa forcat e NATO-s mbajnë përgjegjësi për vdekjen e çdo banori të katërt afgan nga numri i përgjithshëm i të vrarëve.