Kisha Orthodhokse Ruse që nga fillimi i gushtit nisi 110 automjete me ndihma humanitare nga Moska për në rajonet që e pësuan keq prej zjarreve pyjore. Në llogarinë bankare, të hapur nga Patriarkana e Moskës për të dëmtuarit nga zjarret, tashmë u derdhën më tepër se 6,5 milionë rubla. Një sërë vendesh, ndër të tjera edhe Franca, Gjermania, Italia, Turqia, Bullgaria dhe Polonia, dërguan mjete teknike dhe specialistë për mbështetjen e përpjekjeve ruse në luftën kundër zjarreve natyrore.