0Izraeli mund të pezullojë pjesëmarrjen e vet në hetimin ndërkombëtar të rrethanave të sulmit të ndërmarrë në fund të muajit maj nga ana e shërbimit izraelit të destinacionit të posaçëm ndaj anijeve të konvojit humanitar "Flotilja e lirisë" të ngarkuar me ndihma për Sektorin e Gazës, si rezultat i të cilit gjetën vdekjen 9 persona, deklaruan në kancelerinë e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Si shkas për këtë shërbyen fjalët e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon i cili vuri në dukje, se vendimi në lidhje thirrjen nga organi që merret me hetimin e incidentit për deponim të ushtarakëve izraelitë tani për tani nuk është marrë. Izraeli deklaroi se pranoi të marrë pjesë në komisionin hetimor me kusht që ai do të mbështetet në të dhënat e hetimit ushtarak izraelit dhe jo në deponimet e ushtarëve.