0Ekipi përfaqësues (meshkuj) i Rusisë fitoi medaljet e arta në stafetën 4X100 metra në stil të lirë në Kampionatin Evropian të notit që po zhvillohet në Budapest. Eugjeni Llagunov, Andrei Greçin, Nikita Llobincev dhe Daniill Izotov mbërritën në finish me rezultatin 3 minuta 12,46 sekonda - kohë rekord kjo për kampionatet e Evropës. Vendin e dytë e zyri ekipi përfaqësues i Francës, kurse vendin e tretë skuadra kombëtare e Suedisë.