0Irani vuri në veprim kaskadën e dytë të centrifugave, të cilat lejojnë me shkeljen gjatë kësaj të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasurimin më efikas të uraniumit, thuhet në deklaratën e ANEA-s. Situata rreth dosjes bërthamore të Iranit u ashpërsua pas asaj kur në shkurt të këtij viti Presidenti i vendit Mahmud Ahmadinexhad deklaroi, se Teherani prodhoi partinë e parë të uraniumit të pasuruar. Gjithashtu Irani deklaroi mbi synimin e vet për të ndërtuar 10 uzina për pasurimin e uraniumit. Si përgjigje ndaj këtyre deklaratave Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e radhës mbi rreptësimin e sanksioneve vepruese ndaj Iranit. SHBA dhe një sërë shtetesh të Perëndimit e akuzojnë Iranin për përpunim të armës bërthamore. Teherani i hedh poshtë këto akuza duke deklaruar se programi i tij bërthamor ka karakter ekskluzivisht paqësor.