0"Shfrytëzimi i teknologjive të sistemit GLONAS në interes të zhvillimit social-ekonomik të rajoneve të vendit" është tema e mbledhjes që po zhvillon Kryeministri  i Federatës Ruse Vladimir Putin në qarkun e Riazanit. Në Riazan në vitin 2009 filloi të aplikohet përdorimi i sistemit të drejtimit të transportit publik mbi bazë të aparaturës së GLONAS-it. Vënia në përdorim e sistemit të automatizuar lejoi rritjen e sigurisë së transportimeve, përmirësoi cilësinë e ofrimit të shërbimit qytetarëve, dha një efekt të qenësishëm ekonomik: vetëm përdorimi i karburantit u reduktua në më tepër se 10%, - vunë në dukje në shërbimin e shtypit të qeverisë. Putin u njoh gjithashtu edhe me ecurinë e punimeve ndërtuese të godinave të banimit për banorët që mbetën pa strehë mbi kokë për shkak të zjarreve pyjore në rajonet e këtij qarku.