Komisioni Evropian mban një qendrim jashtëzakonisht serioz ndaj problemit që ka të bëjë me zjarret pyjore që kanë përfshirë aktualisht territorin e Rusisë meqenëse ato krijojnë probleme për jetën dhe shëndetin e shumë njerëzve, deklaroi në qytetin bullgar Varna Komisarja evropiane për çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagimit në situata krize Kristalina Georgieva. Ajo vuri në dukje, se vendet e BE me shumë dëshirë e gatishmëri po i japin ndihmë Rusisë në luftën kundër zjarreve, dhe shtoi, se Bullgaria është e gatshme të pranojë fëmijët rusë dhe zjarrëfikësit që kanë nevojë për rehabilitim për shkak të pasojave të kësaj katastrofe ekologjike.