0Kryeminstri i Federatës Ruse Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Komisaren evropiane për çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimin në situata krize Kristalina Georgieva. Gjatë bisedës, sipas njoftimit të shërbimit të shtypit të qeverisë, Georgieva e informoi Kryeministrin rus mbi shqyrtimin e mundësisë së dhënies së ndihmës në rehabilitimin e fëmijëve të dëmtuar nga zjarret pyjore si dhe të zjarrfikësve që morrën pjesë në likuidimin e vatrave veçanërisht të ndërlikuara të zjarreve. Gjithsej nga zjarret natyrore janë përfshirë 22 subjekte të Federatës Ruse.