0Statusin e një prej trupave më famoze, më të madhërishme të botës e komfirmoi edhe një herë me turneun e vet në Londër baleti i Teatrit Bolshoi të Rusisë. Të një mendimi të tillë unanim dolën kritikët e artit, përfaqësuesit e mjeteve të informimit masiv dhe shikuesit e thjeshtë. Gjatë tre javëve me radhë salla e Teatrit mbretëror Covent Garden ka qenë e mbushur plot e përplot me spektatorë. Turneun e vet trupa ruse e përfundoi me baletin "Don Kishoti" të Minkusit. Spektaklin e lamtumirës të trupës së baletit të Teatrit Bolshoi salla e priti me ovacione dhe e duartrokiti më këmbë, njofton Agjencia ITAR-TASS.