Pjesa evropine e Rusisë sot e filloi javën e re të punës e përfshirë nga tymi i dendur, mbytës i shkaktuar prej zjarreve pyjore, djegies së torfeve dhe vapës anomale që po mban tashmë që prej 2 muajsh. Siç deklaroi në vigjilje Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) Segei Shojgu, shuarja e zjarreve të torfeve në periferitë e Moskës do të vazhdojë edhe një javë. Ai vuri në  dukje përmirësimin e situatës në disa rajone, në veçanti, në Tartarstan, Republikën e Mordovias, në qarkun e Lipeckut, Vladimirovskut, Bjellgorodskut dhe Uljanovskut. Gjendja më e rëndë vazhdon të ruhet në qarkun e Moskës, Njizhegorodskut dhe Kirovskut. Shoigu shtoi, se për luftën kundër zjarreve së bashku me forcat e MSJ, MPB dhe Ministrisë së mbrojtjes janë moblizuar edhe vullnetarët. Ndihmë Rusisë po i japin aktualisht Gjermania, Franca, Italia, Polonia, Bullgaria, Armenia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajzhani, Kazakistani dhe vende të tjera.