0Po vjen duke u rritur ndihma e mbështetja ndërkombëtare që po i ofrohet Rusisë në shuarjen e zjarreve natyrore, njoftoi Drejtori i Departamentit të veprimtarisë ndërkombëtare të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Juri Brazhnjikov. "Ndihma ndërkombëtare do të vijë duke u rritur dhe ne e pranojmë me mirënjofje të madhe atë", - vuri në dukje ai dhe shtoi se theksi kryesor vihet në "pajisjet e teknologjive të larta". Midis vendeve që po i japin aktualisht ndihmë Rusisë janë Ukraina, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Italia, Polonia, Bullgaria.