0Kryeministri i Japonisë Naoto Kan u betua publikisht të respektojë rreptësisht tre parimet jobërthamore: të mos zotërosh, të mos prodhosh dhe të mos importosh armë bërthamore. Kjo ndodhi në solemnitetet përkujtimore kushtuar 65 vjetorit të bombardimit të Hiroshimës, njofton Agjencia ITAR-TASS. "Japonia do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet me qëllim që të vihet në krye të lëvizjes për ndërtimin e një botë pa armë bërthamore", - deklaroi Kryetari i qeverisë japoneze. Këtë vit në solemnitetet përkujtimore morrën pjesë përfaqësuesit e mëse 70 vendeve, ndër të tjera, për herë të parë në histori, edhe Ambasadori i SHBA John Rouse.