0Embargo e përkohshme që u vendos ndaj eksportit të drithërave ruse, e cila do të fillojë të veprojë nga data 15 gusht, shkaktoi panik në tregjet botërore. Çmimi i grurit tani e tejkaloi nivelin maksimal dyvjeçar. Pjesëmarrësit e tregut luten për shtyrjen e embargos edhe 15 ditë me qëllim që të mund të nxjerrin nga Rusia vëllimet e kontraktuara të drithit. Me iniciativën për ndalimin e përkohshëm të eksportit të drithërave doli Kryeministri Vladimir Putin. Sipas mendimit të tij, kjo masë do të frenojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Rusi dhe do të ruajë krerët e bagëtisë. Për shkak të thatësirës në një sërë qarqesh ruse vëllimet e të korrave priten më modeste nga ato të planifikuara.