0Pavarësinë e Osetisë së Jugut janë të gatshme ta njohin një sërë vendesh të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë, deklaroi Presidenti i Osetisë së Jugut Eduard Kokoiti. Ai njoftoi, se republika po zhvillon negociatat përkatëse për arritjen e këtij qëllimi, por refuzon të thotë gjatë kësaj  se me cilat shtete konkretisht. Në momentet aktuale pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë e kanë njohur Rusia, Venezuela, Nikaragua dhe shteti ishullor Nauru.