0Milicia kirgistanase vuri në përdorim gazin lotsjellës dhe granatat tymuese kundër ithatarëve të liderit opozitar Urmat Bariktobasov, të cilët u mblodhën në rajonin e postbllokut (pikës së kontrollit) në periferitë e qytetit Kant dhe u përpoqën të avancojnë në drejtim të Bishkekut, njoftoi përfaqësuesi i shërbimit të shtypit të MPB të Kirgistanit. Në momentet aktuale në vendin e grumbullimit të ithtarëve të liderit rajonal në Kirshelk mbërritën përforcime të reja të forcave të milicisë nga kryeqyteti. Kreu i MPB të Kirgistanit Kubatbek Bajbollov u bëri thirrje bashkëqytetarëve për të ruajtur qetësinë, për të mos u bërë pre e panikut. "Ne koordinojmë dhe ndjekim me vemendje të përqendruar situatën jo vetëm në kryeqytet, por edhe në rajonet e tjera të vendit", - citon Agjencia RIA Lajmet fjalët e ministrit.