Investimet e drejtpërdrejta në ekonominë e Rusisë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kapën shumën 21 miliardë dollarë. Për këtë njoftoi në vigjilje, në mbledhjen e komisionit qeveritar për ushtrimin e kontrollit ndaj investimeve të huaja, Kryeministri Vladimir Putin. Sipas fjalëve të tij, vëllimi i investimeve kapitale në qershor të vitit 2010 ishte 7,4% më i lartë se një vit më parë. "Këto fakte dëshmojnë për atë se biznesi po i rikthehet sërish realizimit të projekteve të vjetra dhe po fillon aplikimin e projekteve të reja", - tha Kryeministri rus.