Ministri i punëve të brendshme të Polonisë Jerzy Miller, i cili kryeson komisionin qeveritar për hetimin e shkaqeve të aviakatastrofës së aeroplanit presidencial nën Smolensk, po niset urgjentisht me avion për në Moskë me qëllim që të diskutojë dokumentet e reja që kanë të bëjnë me rrethanat e vdekjes në këtë aviakatastrofë të Presidentit polak Lech Kaczynski. Miller gjatë fjalës së marrë sot në mbledhjen e komisionit për mbrojtjen të Sejmit të Polonisë njoftoi, se pala polake morri nga Federata Ruse dokumente të reja që kanë të bëjnë me aviakatastrofën.