0Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni dha urdhër për të nisur në Rusi 2 aeroplanë italianë "Canadair" për dhënien e ndihmës në shuarjen e zjarreve. Pritet që të dy avionët të nisen në një kohë të afërt nga Roma. Ata do të bëjnë një ndalesë në Hungari prej nga ku do të nisen më pas për në Rusi. Aeroplanët italianë të destinuar për shuarjen e zjarreve pyjore mendohet se do të ulen në Rusi të enjten.