0Orkestra Ndërkombëtare e Botës nën drejtimin e dirigjentit të famshëm rus Valeri Gergijev me rastin e 15-vjetorit të krijimit të vet u dekorua me titullin e nderit "Artistët e UNESKO-s për paqen". Ceremonia solemne e rastit do të zhvillohet të enjten në Londër. Në përbërjen e këtij kolektivi të shquar muzikor luajnë përfaqësuesit e më tepër se 40 vendeve.