0Rusia po shtyn për 2,5-3 vjet afatet e likuidimit të armës kimike për shkak të vështirësive financiare dhe rregullit teknik, gjëra këto që janë të lidhura me krizën ekonomike globale, njoftoi MPJ e Federatës Ruse. Bashkë me këtë, theksohet në njoftimin e sipërpërmendur, ajo i mbetet besnike detyrimeve të veta, të parashikuara në Konventën mbi ndalimin dhe likuidimin e plotë të armës kimike. Në MPJ të Federatës Ruse deklaruan, se pala ruse "po ndërmerr maksimumin e përpjekjeve për likuidimin e të gjitha rezervave të armës kimike në afate sa më të shkurtra".