0Sot, më 3 gusht, u mbushën plot 2 vjet që nga dita e vdekjes së laureatit të Çmimit Nobel Aleksandër Sollzhenicin. Ai ndërroi jetë vetëm pak muaj para se të mbushte 90 vjeç. Shokët, miqtë, të afërmit dhe kolegët e Aleksandër Sollzhenicinit shkuan në varrezën e Manastirit Donskoi në Moskë, ku prehet ai, për të nderuar kujtimin e shkrimtari të madh dhe mbrojtësit rus të të drejtave të njeriut. "Shekulli i XX-të është shekull i tmerrshëm, por edhe i lavdishëm, i madh. Në këtë 100 vjeçar kanë ndodhur edhe ngjarje tragjike, edhe heroike. Njëri prej luftëtarëve, mbrojtësve më të spikatur të moralit në këtë shekull ishte Aleksandër Sollzhenicin", - tha Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Federatën Ruse Vladimir Llukin.