0Në Ukrainë hyri në fuqi ligji mbi demarkacionin e kufijve me Rusinë. Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Kiev në muajin maj. Më pas dokumenti u ratifikua nga parlamenti dhe miratua nga Presidenti Viktor Janukoviç. Demarkacioni i kufijve është një prej kushteve të kalimit në regjimin pa viza me vendet e BE. Negociatat mbi anulimin e regjimit të vizave po zhvillohen aktualisht si nga Rusia, ashtu dhe Ukraina.