0Për 24 orët e kaluara në rajonet ruse lindën 323 vatra të reja zjarresh natyrore, ndërsa gjithsej ato numërojnë tani gati 800 të tilla, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme. Në shuarjen e zjarreve marrin pjesë më tepër se 150 mijë veta dhe më shumë se 25 mijë njësi teknike. Viktima të fatkeqësisë së natyrës u bënë 40 persona. Më tepër se 2000 të tjerë mbetën pa strehë mbi kokë. Në 7 rajonet e vendit që u dëmtuan në fort nga zjarret është shpallur rregjimi i situatës së jashtëzakonshme. Atje ku është krijuar gjendja më e vështirë zjarret po i shuajnë me ndihmën e helikopterëve dhe avionëve. Në luftën kundër zjarreve janë hedhur tani edhe njësitë ushtarake.