0Rusia dhe SHBA do të zhvillojnë nga 6 deri më 14 gusht stërvitjet e para të përbashkëta nën emrin e koduar "Vigilant eagle" ("Shqiponja vigjilente") në lidhje me veprimet që duhen ndërmarrë gjatë rrëmbimit prej terroristëve të aeroplanit. Në stërvitjet e sipërpërmendura nga ana e palës ruse dhe amerikane do të vihen në veprim gjuajtësit dhe avionët e zbulimit të largët radiolokativ. Aeroplanët që do të marrin pjesë në këto manovra për arsye garantimi sigurie nuk do të pajisen me mjete goditëse, i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS Përfaqësuesi zyrtar i Forcave Ushtarako-Ajrore të Federatës Ruse, nënkoloneli Vladimir Drik. Zhvillimi i manovrave të tilla parashikohet nga marrëveshja për bashkëpunim ushtarak, e cila u nënshkrua nga presidentët e Rusisë dhe SHBA në qershor të këtij viti.