Në Çeki presupozohet dislokimi i një prej qendrave të lajmërimit paraprak (të hershëm) të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Ky duhet të jetë "elementi tekniko-administrativ i sistemit të MAR", i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS një burim shumë i afërt me Kryeministrin e republikës në kryeqytetin çek. Qendra do të ndodhet nën komandën e Forcave të Bashkuara të NATO-s. Midis Pragës dhe Uashingtonit po zhvillohen aktualisht negociatat përkatëse.