Në luftën kundër zjarreve pyjore në Rusi marrin pjesë zjarrëfikësit, Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme, ushtria MPB dhe vullnetarët. Për 24 orët e kaluara u arrit të shpëtohen 265 pika banimi. Të hënën numri i viktimave të zjarreve arritë në 34 veta. Pa strehë mbi kokë mbetën 2200 qytetarë rusë. Me vendim të qeverisë familjet e viktimave do të marrin nga 1 milionë rubla komensim. Atyre që humbën pasurinë do tu paguhen nga 100 mijë rubla. Për njerëzit që kanë mbetur pa banesa deri para fillimit të stinës së ngricave do të ndërtohen banesa të rehatshme.