0Izraeli për herë të parë pranoi krijimin e komisionit ndërkombëtar nën drejtimin e OKB-së për hetimin e rrethanave të zaptimit në fund të majit të këtij viti të anijeve "Flotilja e lirisë" që i përkisnin Turqisë prej forcave ushtarako-detare izraelite, të cilat ishin të ngarkuara me ndihma humanitare për Sektorin e Gazës, njoftoi gazeta "Jerusalem Post". Si rezultat i operacionit të forcave ushtarako-detare izraelite gjetën vdejken 8 qytetarë të Turqisë dhe një amerikan me prejardhje turke. Dhjetë veta, duke përfshirë këtu edhe marinarët izraelitë, u plagosën.