0SHBA i janë afruar shumë përfundimit të marrëveshjes në lidhje me vendosjen e stacionit të radiolokacionit të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në Bullgari ose në Turqi. Mendohet që ky radar të transmetojë informacionin në anijet ushtarake të SHBA të pajisura me komplekse shumëqëllimore raketore zenit "Aegis". Këto anije do të dislokohen përkohësisht në akuatorin e Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, njoftoi me referim tek një burim në Ministrinë e mbrojtjes të SHBA gazeta "The Washington Post". Më parë SHBA janë përpjekur të sigurojnë pëlqimin nga ana e Çekisë për dislokimin e stacionit të radiolokacionit të Mbrojtjes Antiraket nën Pragë. Rusinë e shqetëson tej mase mundësia e dukjes pranë kufijve të saj e elementeve të sistemit MAR nën pretekstin e trilluar "të përballimit të sulmit raketor nga ana e Iranit". Propozimin e bërë prej Rusisë, për shfrytëzimin e përbashkët të stacioneve të radiolokacionit në Gabala dhe Armavir, SHBA e kanë lënë pa përgjigje deri tani.