0Komiteti Organizativ i Olimpiadës 2014 në Soçi i dha start konkursit mbarë popullor për dizajnin e hajmalisë olimpike. Punët e veta mund ti paraqesë çdo banor i Rusisë, deklaroi Presidenti i "Soçi-2014" Dimitri Çernishenko. Ato do ti seleksionojë një juri profesionistësh, kurse më 7 shkurt të vitit 2011, plot 3 vjet para zhvillimit të Lojrave Olimpike, do të zhvillohet votimi online për zgjedhjen e hajmalisë. Ajo, sipas mendimit të Çenishenkos, si minimum për disa vjet do të bëhet simbol i vendit, por ndoshta edhe simbol i një epoke të tërë, siç u bë Mishka (arushi) i famshëm në Olimpiadën e vitit 1980.