Qendra ndërkombëtare e sportit për studentët do të krijihet në kryeqytetin e Kazakistanit - Kazan për realizimin e programeve ndërkombëtare, arsimore, sportive dhe kulturore në sferën e sportit të studentëve pas zhvillimit atje në vitin 2013 të Universiadës Botërore. "Kazani pas vitit 2013 do të shndërrohet në një qendër sportive studentore, në qendër të sportit të madh. Ky qytet do të jetë i aftë të zhvillojë kampionate të nivelit më të lartë ndërkombëtar", - vuri në dukje Ministri i sportit, turizmit dhe politikës së rinisë të Federatës Ruse Vitali Mutko.