Banorët e pikave të banimit që u dëmtuan nga zjarret natyrore do të marrin nga 200 mijë rubla (5.063 euro) kompensim, deklaroi Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Ai saktësoi, se gjysma e shumës së sipërpërmendur do të caktohet nga buxheti federal, kurse gjysma tjetër nga buxhetet rajonale. Në bisedën e zhvilluar me banorët e një prej fshatrave të djegur Putin siguroi, se ai do të rindërtohet deri në prag të dimrit. Ai premtoi gjithashtu të sqarojë se si qendron puna me mosveprimin e atyre zyrtarëve të lartë që nuk morrën masat e domosdoshme për luftën kundër zjarreve. Ato lindën për shkak të vapës anomale, e cila tashmë që prej gati një muaji po mban në Rusinë Qendrore dhe në qarkun e Povollzhjes.