Ndërtimi i autostradës së re të shpejtë me itinerar "Moskë-Shën Peterburg" në qytetin periferik të Moskës Himki shkaktoi konflikt interesash. Kryeqyteti i Rusisë po mbytet nga teprica, mbingarkimi me makina. Dhe ndërtimi i aksit  rrugor me pagesë destinohet të lehtësojë qarkullimin në autostradën Leningradsjaka. Por sipas projektit ajo duhet të kalojë përmes pyllit të rajonit Himki, i cili është zona e vetme e gjelbër e tij. Banorët e qytetit dhe ekologët janë tej mase të indinjuar nga fakti, se qytetin periferik të Moskës po e lënë pa mushkëri dhe pa vendin e preferuar të pushimit. Gjatë përpunimit të projektit merren parasysh shumë faktorë. Por themelor, përcaktues ndër ta u bë minimizimi i kostos së projektit. Në qoftë se do të ndiqet plani i ekologëve, atëhere i bie që të shembet e gjithë infrastruktura, gjë kjo që do të rrisë shpenzimet në disa qindra herë. Autostrada e re i duhet si ajri edhe Moskës, edhe vetë rajonit Himki, shprehet me bindje të plotë Zv/kryetari i administratës së rajonit Himki për zhvillimin e territorit Aleksandër Shakov: "- Ndërtimi i autostradës do të lejojë, si të paktën, të eliminohet ai numër i madh makinash që ndodhet aktualisht në Himki. Qytetarë që jetojnë në këtë rajon vërejnë se si përveç autostradës Leningradskoje janë bllokuar edhe rrugët. Ata automobilistë që përpiqen ti shmangen trafikut të rënduar i bien direkt rrugëve të qytetit", - thotë Aleksandër Shakov. Ndërsa banorët e kësaj zonë nuk i preokupon aspak pjesa që ka të bëjë me shpenzimet e ndërtimit të autostradës. Detyra kryesore që kanë shtruar përpara vetes ata është mbrojtja, moscënimi i zonës pyjore të parkut të madh, e cila po firon me kalimin e çdo dite. Deri tani janë prerë 10 hektarë pyje. Mbrojtësit e pyllit komfirmojnë, se sipërmarrësit po presin drurët e pyllit pa patur në dorë të gjitha  dokumentet lejuese. Në vigjilje ata zhvilluan grevë ndenjur në vendin e prerjes së drurëve. Në intervistën dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Liderja e lëvizjes në mbrojtje të pyllit të rajonit Himki Eugjenia Çirikova tha: "- Në momentet aktuale unë po flas nga godina e gjykatës. Pas largimit tonë nga pylli neve na ndaluan bashkëpunëtorët e nënrepartit policor të destinacionit të posaçëm (OMON). Pa kurrfarë shpjegimesh ata na hipën të gjithëve në autobusë dhe na sollën në rajonin e milicisë, ku na mbajtën gjithë natën. Dhe vetëm në orën 13.00 neve na sollën në gjyq, ku na inkriminuan ndezjen e zjarrit në pyll", - tha Eugjenia Çirikova. Sipas deklaratës së shërbimit të shtypit të kompanisë "Rrugët e Rusisë", grevat pengojnë zhvillimin e punës për përgatitjen e territorit në afatet e përcaktuara në mënyrë të prerë. Situata po vjen duke u tensionur gjithnjë e më shumë. Zyrtarët e hutuar, të cilët nuk e prisnin kurrsesi rezistecën e vendosur të banorëve të rajonit në mbrojtje të pyllit të vet, tashmë janë vetë të gatshëm të kërkojnë rrugëzgjidhje kompromise.