0Kryeministri i Britanisë së Madhe David William Donald Cameron mendon, se është e pamundur të fitohet lufta e tanishme në Afganistan, shkruan botimi i përjavshëm mjaft i autoritetshëm britanik "The Spectator". Në artikullin me titull "Si e humbëm ne luftën" revista vë në dukje, se "Cameron s'çan më kokë, s'bëhet merak më fare për Afganistanin". Botimi thekson, se në një konkluzion të tillë Kryeministri arriti që para publikimit në Internet të 90 mijë dokumenteve sekrete për Afganistanin. Cameron hoqi dorë nga synimi për të fituar luftën dhe po kërkon mënyrën më efikase të daljes prej saj, - vë në dukje botimi.