0Kryetarja e Këshillit pët të drejtat e njeriut dhe dhënien e ndihmës në zhvillimin e shoqërisë civile pranë Presidentit të Federatës Ruse Ella Pamfillova dha dorëheqjen nga posti i vet. Në intervistën e saj dhënë Agjencisë "Interfakx" ajo refuzoi të zbardhë shkaqet e marrjes së një vendimi të tillë duke theksuar, se ka ndërmend të ndryshojë në mënyrë radikale sferën e veprimtarisë dhe se kjo nuk do të jetë as fushë politike e as shërbim shtetëror.