Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit për zhvillimin e kulturës fizike dhe sportit, përgatitjen e Lojrave Olimpike në Soçi dhe Universiadës në Kazan si dhe do të takohet me drejtuesit e federatave sportive ndërkombëtare. Takimet do të mbahen në stadiumin kryeqytetas "Lluzhnjiki", ku këto ditë po zhvillohet Forumi Ndërkombëtar i Sportit "Rusia-fuqi sportive". Një nga evenimentet më mbresëlënese të Forumit do të bëhet kremtimi i 30 vjetorit të Olimpiadës së Moskës të vitit 1980.