Përfaqësuesit ushtarakë të RPD të Koresë dhe SHBA zhvilluan takimin e radhës në lokalitetin Panmunxhom (Panmunjom), në zonën e Demilitarizuar. Në të u diskutua mundësia e organizimit të negociatave në një nivel më të lartë, njofton Agjencia France-Presse. Tensioni midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut u rrit në mënyrë të theksuar pas fundosjes më 26 mars në Detin e Verdhë të anijes ushtarake jugkoreane "Çhonan ("Cheonan"), ngjarje kjo që përfundoi me humbjen e jetës së 46 marinarëve të saj.