Rusia del për pjesëmarrjen e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në mbledhjet e OSBE-së kushtuar diskutimeve të Gjenevës për Kaukazin, deklaroi Përfaqësuesi rus pranë OSBE-së Anvar Azimov në lidhje me zhvillimin e raundit të radhës të diskutimeve ndërkombëtare për sigurinë në Kaukaz. Është e domosdoshme ti jepet mundësia Suhumit dhe Chinvalit ti parashtrojnë në mënyrë direkte idetë, përsiatjet dhe shqetësimet e veta. Ç'është për të ardhur keq, takimi i radhës në Gjenevë nuk solli ndonjë rezultat të ndjeshëm, ndër të tjera edhe në lidhje me problemin kryesor - marrjen e garancive nga Gjeorgjia për mospërdorimin e forcës kundër Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, theksoi Anvar Azimov.