0Raporti i publikuar nga Departamenti amerikan i shtetit mbi respektimin e marrëveshjeve në sferën e kontrollit mbi armatimet dhe mospërhapjen e armës bërthamore nuk i shërben aspak zhvillimit të marrëdhënieve prej partnerësh midis Rusisë dhe SHBA. Për këtë flitet në komentin e bërë publik nga MPJ e Federatës Ruse. Raporti i Departamentit amerikan të shtetit përfshin kapituj në të cilët përmbahen komfirmime mbi shkeljen nga ana e Rusisë të detyrimeve  ndërkombëtare. Pa paraqitur kurrfarë faktesh reale atë e akuzojnë për "shkelje" të marrëveshjeve mbi mospërhapjen e armës së shfarosjes në masë.