0Në rajonin Elbrussk të Republikës së Kabardino-Ballkarisë u parandalua një akt terrorist. Siç njoftuan në shërbimin e shtypit të MPB të kësaj republike, bashkëpunëtorët e milicisë çdëmtuan një mekanizëm shpërthyes me fuqi 1,5 kilogramë në ekuivalent tritoli, i cili qe vendosur në një pikë banimi. Ai ishte mbushur me elemente goditëse (submunicione) dhe i pajisur me detonator të drejtimit në distancë. Në vendin e ngjarjes po punon grupi operativo-hetimor. Këto kohët e fundit në Kabardino-Ballkari është aktivizuar ndjeshëm ilegaliteti islamik.